Numri i njerëzve që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në rajonin e Orenburg, në Rusi është rritur në 7700, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar autoritetet lokale.
Pothuajse 2900 shtëpi janë përmbytur në këtë rajon rus.
Përveç kësaj, më shumë se 96.000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kazakistan, pas fillimit të përmbytjeve, të cilat po prekin rajonet perëndimore, veriore, qendrore dhe lindore të vendit, sipas një njoftimi të ministrisë.
/abcnews.al

