Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.
Peleshi thekson se si pasojë e erës flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, ai bën thirrje udhëtarëve që të bëjnë kujdes në këtë aks.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në ndihmë të forcave zjarrëfikëse shqiptarë kanë ardhur edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll.
LEXO EDHE: VIDEO/ Përhapet në përmasa të frikshme zjarri në Kalimash, flakët mbi tunel
“Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shkruan Peleshi në Facebook.e.su./abcnews.al