Situatë e tensionuar te “Katalanasit”, klubi revoltohet me deklaratat e “legjendës” meksikane

schedule21:16 - 29 Janar, 2024

schedule 21:16 - 29 Janar, 2024

Tashmë gjithçka është vulosur, me spanjolli, Xavi Hernandez, i cili nuk do të jetë më tekniku i “Katalanasve” të Barcelona, që nga fundi i këtij sezoni, me vetë strategun e pankinës, që e bërë publik këtë vendim, pas humbjes shokuese, 3 me 5, ndaj “Nëndetëseve të Verdha”, të Villarreal, të shtunën që sapo lamë pas.

Të shumtë janë emrat, që aludohen, si pasardhësi i ish-“yllit” të mesfushës “Blaugrana”, ku në listën e përmendur është dhe emri i një tjetër “legjende” të klubit, i cili aktualisht është drejtuesi i skuadrës së dytë të “Katalanasve”, që prej vitit 2022, si dhe ka pasur një karrierë tejet të gjatë e të bukur futbollistike.

Bëhet fjalë për ish-qendërmbrojtësin e Barça-s dhe Kombëtares së Meksikës, Rafa Marquez, me 44-vjeçarin, i cili ka qenë prej 7 vitesh pjesë e “Kalatanasve”, gjatë viteve 2003-2010 dhe tashmë është i gatshëm të pranojë detyrën e re, në rast se i oferohet, të paktën kështu ka konfirmuar vetë ai për mediat.

“Sigurisht që nuk do të thoja jo, nuk refuzohet një shans i tillë. Nëse kjo ndodh, do të përpiqem të jem i gatshëm dhe të bëj më të mirën time”,- megjithatë një deklaratë e tillë, nuk është pëlqyer aspask nga drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës, teksa sipas mediave lokale, në klub janë zemëruar shumë me trajnerin meksikan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!