Situatë e tensionuar në festivalin kulturor në Serbi

schedule14:50 - 30 Maj, 2019

schedule 14:50 - 30 Maj, 2019

Festivali kulturor në Serbi “Mirëdita – Dobardan” është zhvilluar mes tensionesh, pasi grupe radikale serbe kanë protestuar kundër pranisë së artistëve shqiptarë atje.

Qendra për Dekontaminimin Kulturorë në kryeqytetin serb ka mysafirë artistët nga Kosova. Dekontaminimi duket i vështirë pasi përveç artistëve aty si gjithmonë arrijnë ata që e kundërshtojnë dhe e quajnë ofendim. Grupet radikale protestojnë duke thënë se Kosova është Serbi dhe se kultura kosovare nuk ekziston. Gjithçka atje atyre u duket serbe. Kundër shqiptarëve thonë se nuk kanë asgjë, por kanë kundër terroristëve dhe ekstremistëve.

Përfaqësuesja e tyre politike sqaron se cfarë është kontestuese dhe tradhëti në këtë festival.

Millica Gjurgjevix, Lëvizja Politike “Zavetnici”: “Nuk  e lejojmë në Beograd propagandën e Shqipërisë së madhe. Shumica prej nesh në Serbi janë kundër dhe kjo na ofendon. Mund të kemi kulturën e Shqipërisë, por jo atë të Kosovës”.

Policia ka bllokuar lagjen Sllavia dhe nuk i lejon të afrohen, por protestuesit thonë se nuk largohen.

Pak metra tutje në oborrin e qendrës kulturore që prej tri dekadash promovon programe alternative, shqiptarë e serbë janë mbledhur për ta hapur festivalin e gjashtë. Në nderim të aktorit Bekim Fehmiu dhe kësaj radhe edhe të profesorit të arteve nga Beogradi, Petrit Imami, që ndërroi jetë këtë ditë.

Kushtrim Koliqi, është organizatori nga Kosova. Në efektet e festivalit beson, por thotë se marrëdhëniet tani janë vërtetë toksike.

Kushtrim Koliqi, Organizata Integra, Prishtinë: “Festivali do të ketë disa filma, debate dhe prezantime, një pjesë prej të cilave për temë kanë luftën. Pasojat e saj pavarësisht se kanë kaluar dy dekada ngelen në marrëdhëniet Kosovë-Serbi ashtu sic janë edhe pjesë e dy botëve të ndara të festivalit”.

/ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!