Vllaznia barazoi kundër Partizanit dhe tani duhet të mendojë për duelin e radhës kundër Skënderbeut, që është shumë pranë.
Kuqeblutë luajnë të premten prej orës 16:45 dhe në këtë duel nuk do të jetë në pankinë gjermani Thomas Brdaric.
Ai është i pezulluar me kartonë të verdhë dhe në Korçë në stol do të jetë ndihmësi i tij, Elvis Plori.
Veç trajnerit, te Vllaznia i bëjnë llogaritë edhe pa mbrojtësin Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit. Bulatovic pritët të zërë vendin e tij në Korçë. / abcnews.al