Uerdi Mara, mesfushori i Skënderbeut, ka reaguer pas humbjes së pësuar kundër Egnatias rivale për mbijetesë. Në rrjetet sociale i riu shkruan:
“Korça dhe “Ujqërit e Dëborës”, me këtë postim dua t’ju kërkoj falje në emrin tim dhe gjithë çunave të ekipit, për humbjet që kemi patur ndeshjet e fundit.
Keni të gjithë të drejtën e botës të na shani dhe kritikoni, ama duhet të dini se gjithkush nga ne ka dhënë maksimumin për ta mbajtur emrin e ekipit sa më lart.
Fati nuk ka qenë me ne këto ndeshje. Por ju them me bindje se do ia dalim, ashtu si ia dolëm edhe vjet”. / abcnews.al