Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku i COVID-19 është ende prezent.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Ndërkohë numri në total i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 188.
OVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32