Situata politike në Izrael, arabët mbështesin Gantz

schedule14:37 - 23 Shtator, 2019

schedule 14:37 - 23 Shtator, 2019

Izraeli është ende pa një koalicion qeverisës duke bërë që raundi I parë I negociatave mes presidentit të vendit dhe liderëve të partisë kryesore në vend, të dështojë. Çdo gjë mbetet në dorë të Lieberman me 9 deputetët e tij.

Vijon të mos ketë ende një mazhorancë në përfundim të raundit të parë të konsultimeve të presidentit izraelit Rivlin me liderët e partive në vend: listën e bashkuar arabe, që është e treta në parlament me 13 deputetë, ka shprehur një preferencë për Beni Gantz, i cili në këtë pikë do të kishte koalicionin më të madh në numër me 57 vende në parlament kundrejt 55 që do të kishte në dispozicion Netanyahu.

Problem është se Avigdor Lieberman, i cili në këtë pikë është vendimtar, refuzon të shprehë publikisht mbështetjen e tij për njërin koalicion apo tjetrin. Aiman Odeh, lideri i Listës së Bashkuar Arabe u shpreh se deputetët arabë nuk kanë shprehur asnjëherë pretendime për postin e kryeministrit, por gjithsesi shtoi se ky është një moment historik. Deklarata e tij i referohet fundit politik të karrierës së gjatë të Benjamin Netanyahu: kryeministrit më jetëgjatë në historinë e Izraelit.

Pas zgjedhjeve të muajit prill ai mori mandatin e pestë radhazi, por më pas nuk arriti të krijonte një koalicion qeverisës duke bërë që vendi të shkonte sërish në zgjedhje në datën 17 shtator.

Zgjedhje këto të fundit që nuk kishin një fitues të qartë me partinë bardhë e blu të Beni Gantz me 32 deputetë dhe Likud të Netaniaut me 32. Me aleatët e tij Netanyahu mund të arrinte në kuotën 55, por ende larg kuotës së domosdoshme me 61 deputetë. Ai i propozoi një koalicion të madh Gantz, por ky i fundit e refuzoi.

Dhe nga raundi i parë i negociatave presidenti Rivlin nuk ka marrë asnjë sinjal të qartë për një koalicion qeverisës, sepse Lieberman me 9 deputetët e tij nuk ka dhënë asnjë deklaratë./ABC News Albania 24/7