Ajax dhe Valencia do të përballen nesër në mbrëmje në “Johan Cruijff Arena” në Champions League dhe njëra prej këtyre skuadrave do të eliminohet. “Harkëtarëve” u mjafton një barazim për të kaluar më tej, ndërsa spanjollët duan fitoren.
Ekipi i Ten Hag nuk do të ketë shërbimet Quincy Promes në këtë përballje. 27-vjeçari ka shënuar 10 gola në kampionat dhe 4 në Champions League, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Ajax për momentin.
Lojtari ofensiv është dëmtuar dhe trajneri Ten Hag e konfirmon diçka të tillë për holandezen Telegraaf. “Zhgënjim i madh mungesa e Promes. Do të na mungojnë edhe Neres e Labyad“, thekson trajneri i kampionëve të Holandës.
Problem të madh shkaktoi edhe Andre Onana, por portieri kamerunas do të jetë i gatshëm për duelin e nesërm. Onana u largua nga stërvitja e ditës së shtunë, por rezonanca magnetike nuk nxori asnjë problem për lojtarin afrikan. /abcnews.al