Situata pandemike në vend, Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve

schedule11:52 - 7 Janar, 2022

schedule 11:52 - 7 Janar, 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, këtë të premte ka qenë pjesë e mbledhjes së radhës me Komitetin Teknik të Ekspertëve në kuadër të situatës pandemike në vend.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në këtë takim është diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anti-Covid.

Duke vënë theksin tek zbatimi me rigorozitet i masave anti-COVID, Manastirliu nenvizon se vaksinimi ndaj COVID19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i masave, duke filluar nga mbajtja e maskës, distancimi, higjiena dhe padyshim VAKSINIMI, si mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

#VaksinatShpëtojnëJetë”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!