Situata nga zjarret/ Peleshi: Pjesa më e madhe e vatrave janë shuar, ka ende disa aktive

schedule10:23 - 24 Gusht, 2023

schedule 10:23 - 24 Gusht, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi sqaron se situata nga zjarret në vendin tonë paraqitet më e mirë pasi pjesa më e madhe e vatrave janë shuar por ka ende disa aktive. Më konkretisht, në fshatin Arrëz të bashkisë Devoll po punohet për shuarjen e vatrës që u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë.

Puna vijon edhe në malin Stilos të bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve, njofton ministri Peleshi. Ndërkohë në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat, shton ministri./abcnews.al