Situata nga zjarret në vend/ Shuhen 13 vatra zjarri, ja zonat më problematike

schedule10:44 - 30 Korrik, 2024

schedule 10:44 - 30 Korrik, 2024

Në 24 orët e fundit në vend, janë 13 vatra zjarri nga 20 të evidentuara, sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku mes tyre edhe zjarri në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.

Aktive, vijojnë të vatrat në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, i cili është izoluar plotësisht në kufi me bashkinë Has dhe vijon aktive me intesitet të ulët në veri të lagjes Hajdarmataj.

Aktualisht po punohet për shuarjen e vatrës në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejës. Zjarri ka intensitet të ulët dhe  nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Zjarri në fshatin Mal-Shëngjin, bashkia Lezhë, ishtë aktiv prej disa ditësh. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur shmangia e rrezikut për qytetarët, teksa vijon operacioni nga toka dhe ajri.

Ndërkaq vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan, ku janë angazhuar në aksion strukturat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Puna vijon edhe në dy vatra të tjera, në kodrat e ligenit të Viroit, në Gjirokastër dhe  fshatin Lozhan, bashkia Maliq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!