Situata nga COVID-19, ulet numri i shtrimeve dhe pacientëve në gjendje të rëndë tek Infektivi

schedule11:24 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 11:24 - 28 Dhjetor, 2020

Në ndryshim nga një muaj më parë, situata tek Infektivi edhe sot vijon të jetë e qetë. Gazetarja Ema Shazivari raporton se deri më tani, në këtë shërbim janë paraqitur vetëm dy autoambulanca, të cilat kanë sjellë pacientë për shtrim.

Rënia, siç raporton gazetarja vjen edhe si pasojë e shtimit të rasteve në spitalet rajonale. Shumë prej pacientëve që ndodhen në rrethe tashmë shtrohen në këto spitale.

Po ashtu, mësohet se ka rënë edhe numri i personave që janë në gjendje të rënduar ndërsa mjeku i familjes ka marrë në dorëzim situatën.

Në baze të shifrave zyrtare, vihet re një ulje e shtrimeve në spitale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!