Situata nga Covid-19: Si të jemi më të lumtur duke punuar nga shtëpia

schedule13:19 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:19 - 17 Nëntor, 2020

Nga David Brown, BBC

Miliona njerëz kanë nevojë për një zyrë në shtëpi, dhe ndoshta kjo për herë të parë. Disa janë ulur në tavolinat e kuzhinës ose kanë punuar më  një laptop në divan për muaj me radhë.

Por edhe nëse do të kemi një vaksinë së shpejti, shumë njerëz mund të mos punojnë kurrë në zyra me kohë të plotë. Dhe shenjat e hershme se si pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të Britanisë nuk janë të mira.

Nivelet e depresionit janë rritur, ndërsa në një sondazh të fundit shumë njerëz thanë se puna nga shtëpia i kishte bërë ata më të stresuar.

Pra, çfarë mund të bëjmë që të jemi më të lumtur në shtëpi?

Një ambjent me dritë

 

 

Njerëzit ndryshojnë nga njeri-tjetri”, sipas psikiatrit TBS Balamurali. “Por parimet janë shumë të qarta. Drita e diellit – së bashku me ajrin e pastër dhe qëndrimi në natyrë  është shumë i mirë për shëndetin tuaj mendor.”

Drita e diellit çliron hormonin serotonin. Ndihmon njerëzit të ndihen më të qetë dhe të përqendruar  dhe zvogëlon ankthin. Ben Channon, kreu i mirëqenies në Assael Architecture, ka deklaruar se “përfitimet e dritës së diellit janë shumë të mëdha”.

“Drita e diellit është çelësi kryesor sepse ka një ndikim të madh në mënyrën se si ndihemi. Covid ka qenë i lodhshëm për të gjithë, kështu që kjo drita e diellit është  e rëndësishme tani”.

Lajmi i mirë, sipas Ben, është se “njerëzit shpesh kanë më shumë kontroll mbi dritën sesa mund ta mendojnë”.

Sipas tij nëse keni mundësi vendosni tryezën tuaj pranë një dritareje. Pastroni dritaret – brenda dhe jashtë. Papastërtia në dritare mund të zvogëlojë ndjeshëm sasinë e dritës së diellit që kalon nëpër to.

Lyejeni dhomën ngjyrë të bardhë ose me një ngjyrë të lehtë  për të reflektuar drita, transmeton abcnews.al

Shmangni zhurmat

 

Rebecca Dewey, një eksperte në mënyrën se si truri interpreton tingujt nga Universiteti i Nottingham, thotë se pjesë të ndryshme të trurit vazhdimisht përpiqen të njohin zhurma të ndryshme dhe ndryshimet në tinguj.

“Zhurmat e mprehta janë më shumë  problem sesa një zhurmë e vogël.” Dhe ndërsa disa pjesë të trurit tuaj skanojnë ndryshimet: “Ju mund të shpërqendroheni vetëm kur zhurma  pushon”.

Një tingull stresues nxit një pjesë të trurit të quajtur amigdala duke dërguar sinjale shqetësuese. Gjithashtu një zonë tjetër e trurit, hipotalamusi, i bën gjëndrat e veshkave të rrisin adrenalinën në gjak kështu rritet edhe presioni i gjakut.

“Ka të bëjë pjesërisht me atë që do të thotë zhurma për ju”, sipas Rees. Kështu, për shembull, ju e keni më të vështirë të injoroni fëmijën tuaj kur qan sesa zhurmën e trafikut me të njëjtin vëllim.

Tapat e veshit mund të jenë një zgjidhje për disa, por nëse nuk ju ndihmojnë, perdet e plota, grilat pa penguar rrezet e diellit  janë një mundësi.

Rrëmuja

 

Studimet kanë zbuluar se rrëmuja mund të rrisë nivelin e kortizolit, një hormon stresi. Kjo mund të jetë sepse rrëmuja përcjell disa stimuj në tru, i cili më pas duhet të punojë më shumë për të filtruar sinjalet e padobishme.

Psikologia Eleanor Ratcliffe, nga Universiteti i Surrey thotë se: “Problemi me rrëmujat është stimulimi i tepërt”.

Nivelet normale të kortizolit janë krejtësisht të shëndetshme, por nivele kronike të larta të kortizolit shoqërohen me ankth, depresion, dhimbje koke dhe pagjumësi.

Prandaj organizohuni dhe punoni në një hapësirë ​​të mirë organizuar.

Ushtrohuni

 

Nëse udhëtimi juaj është tani nga dhoma e gjumit në kuzhinë ose tryezën e kuzhinës, ju nuk keni aktivitet fizik që mund t’ju ndihmojë të largoni streesin.

Studime të shumta kanë zbuluar se stërvitja është një mënyrë për të larguar stresin, e cila rrit energjinë fizike dhe mirëqenien mendore përmes çlirimit të endorfinës.

“Mungesa e stërvitjes mund të ketë një ndikim shumë të madh”, sipas Ratcliffe. “Nëse njerëzit nuk stërviten, ata duhet të mendojnë se si menaxhojnë ditën e tyre.”

Një mundësi është të ushtroheni, por gjithashtu bëni një shëtitje. “Kjo u mundëson njerëzve të vendosnin një kufi të qartë midis punës së tyre dhe jetëses në shtëpi.

Mbani bimë në shtëpi

 

Përfitimet  e shëndetit mendor janë të lidhura me natyrën: ulja e presionit të gjakut, ankthit, stresit dhe përmirësimi i kujtesës dhe gjumit.

Sjellja e bimëve dhe objekteve të tjera të natyrës dhe imazheve në hapësirën tuaj të punës mund të ketë një ndikim të rëndësishëm.

“Të vështrosh objektet natyrore  relakson trurin tuaj”.

Kontakti me shoqërinë… dhe jo vetëm në internet

 

Balamurali ka deklaruar se njerëzit që ndihen të pakënaqur duke punuar në shtëpi duhet të mendojnë më shumë për atë që u mungon në zyrë dhe të përpiqen ta kompensojnë me gjithçka në shtëpi.

Kryesorja për shumë njerëz, është kontakti social, i cili përfshin  ndoshta 80 ose 90% të mirëqënies së tyre. Pavarësisht nëse jeni duke biseduar me kolegë në zyrë, në ashensor ose në shkallë, kjo ka rëndësi të madhe për një numër të madh njerëzish.

“Kur ndodhi izolimi – e gjithë kjo u zhduk papritur,” thotë Balamurali. “Kjo varet se çfarë lloj karakteri keni, por shumë njerëz kanë nevojë për kontakt shoqëror në mënyra të tjera.

“Prandaj dilni në kohën e drekës dhe në mbrëmje – kontaktoni me miqtë, familjen dhe fqinjët – njerëz me të cilët ndiheni të lidhur”.

Takimi me të tjerët është padyshim shumë më i vështirë gjatë izolimit, por ai sugjeron të takoni një person tjetër për të ushtruar, ose për të ecur me të.

“Njerëzit janë kafshë shoqërore”, shton ai. “Biseda në Zoom nuk është  e mjaftueshme.” s.ba/abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!