Situata nga Covid-19 në Britani, Johnson pranon dështimin: Do të rrisim numrin e testimeve

schedule08:54 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:54 - 17 Shtator, 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka mbrojtur sistemin e testimit për koronavirus, duke thënë se po përpiqet të përmbushë kërkesat “kolosale”.

Lajmërimi erdhi pasi qeveria tha se po hartonte një listë që përcakton se kush do të ketë përparësi në testime, raporton BBC.

“Aktualisht, ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme testimi”, tha Johnson

Ai pranoi zhgënjimin rreth kërkesës për testime, por tha se kapacitetet po rriten. Ndërkohë që qeveria pretendon të rrisë kapacitetet e testimit në 500 mijë teste në ditë deri në fund të tetorit. Johnson tha së është i shqetësuar për rritjen e rasteve dhe premtoi një plan të ri për sektorin shëndetësor këtë javë.

Britania deri më tani ka raportuar 374 raste me koronavirus dhe 41664 viktima./abcnews.al