Situata në veri të Kosovës, Lekaj: Alarmante, qeveria nuk duhet të dorëzohet para një bande kriminale

schedule22:19 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 22:19 - 11 Dhjetor, 2022

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur për situatën në Mitrovicë.

Lekaj tha se situata është alarmante dhe mund të eskalojë nga çasti në çast. Sipas tij qeveria e Kosovës duhet të marrë në mbrotjte qytetarët dhe të mos dorëzohet përballë bandave kriminale serbe.

“Sa i përket situatës në Veri të Kosovës mendoj së është një situatë alarmante dhe mund të eskalojë në çdo çast. Ajo që duhet të bëjë qeveria e Kosovës është të sigurojmë dhe mbrojmë qytetarët, në asnjë mënyrë nuk mund të dorëzohemi para bandave kriminale. Me veprimit dhe kërcënimet e Vuçiç, Daçiç mendoj se është një plan i planifikuar mirë, pasi ata kanë filluar dhe janë larguar në mënyrë të shpejtë nga institucionet. Edhe qeveria e Kosovës me veprimet që ka bërë ka gabuar në hapa. Nëse flasim për targa ju e dini që është marrë me vonesë pavarësisht nga këshillat e perëndimit, vetëm pas dy javësh është pranuar të shtyhet vendimi për targat, serbët e kanë marrë si pretekst që të largojnë njerëzit e tyre. Mendoj se edhe pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, prapë kemi barrikada, dhe si pretekst është ndaluar një ish-zyrtar i policisë. Ky është një alarm edhe për qeverinë e Kosovës por edhe për ndërkombëtarët. Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë qytetarët”, u shpreh Lekaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!