Situata në veri/ Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Kemi propozuar tri elemente

schedule23:20 - 5 Qershor, 2023

schedule 23:20 - 5 Qershor, 2023

KOSOVË- Ka përfundura takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe edhe përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Pas takimit Lajçak para gazetarëve, shkurtimisht deklaroi se kanë pasur një bisedë të gjatë e të sinqertë me kryeministrin Kurti. Më tej ai bëri të ditur qëllimin e vizitës , ndërsa u shpreh se kanë ardhur këtu për të gjetur zgjidhjen dhe për të dalë nga kjo situatë në veri të vendit.

“Kemi propozuar tri elemente:  De-eskalimi, apo shtensionimi i situatës; Zgjedhjet e shpejta në veri; Rikthimi i dialogut në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, deklaroi Lajçak.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë vjen si përkrahës i madh.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Lidhur me situatën në veri, Escobar shtoi se ka përpkjekje për një formulë për harmoni mes komuniteteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!