Situata në Ukrainë, Lavrov: “Perëndimi kërkon të krijojë një Afganistan të dytë”

schedule13:46 - 30 Mars, 2022

schedule 13:46 - 30 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një takimi me homologun e tij pakistanez Shah Mahmud Qureshi e cilësoi situatën aktuale në Ukrainë një përpjekje të Perëndimit për të krijuar një Afganistan të dytë, sipas la repubblica.

Ata që u përpoqën ta bëjnë Afganistanin qendrën e politikës botërore tani po përpiqen ta zëvendësojnë Afganistanin me Ukrainën.  Dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo,” tha ministri.

Takimi i ministrave të jashtëm të Federatës Ruse dhe Pakistanit u zhvillua në Kinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!