Situata në Shqipëri, Mal Berisha: Ambasadorët nuk duhet të shkojnë nëpër parti politike

schedule09:08 - 7 Janar, 2022

schedule 09:08 - 7 Janar, 2022

Ish ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, i ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për librin e tij më të ri “Ambasador i pushtetit të butë”. Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, Berisha u pyet dhe për rolin e ambasadorëve aktual në Shqipëri.

Gazetari citoi një deklaratë të ambasadores franceze, Elisabeth Barsacq e cila është shprehur se ambasadorët nuk duhet të vendosin në vend të shqiptarëve.

Në Angli, historiani Paul Johnson tha se Shqipëria ka qenë e rëndësishme dhe besoj se populli shqiptar është aq vital sa do të jetë prapë i rëndësishëm. Ambasadorja franceze tha gjënë e duhur. Dhe pse Shqipëria ishte vend i izoluar, prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik duke i rregulluar me Kinën, prapë se prapë, nëse do të kreditonte njerëz jashtë vendit respektonte Konventën e Vjenës.

Tani shkelet në mënyrë flagrante. Ambasadorët marrin pozitat e njerëzve që udhëheqin vendin dhe ajo që thotë ambasadorja franceze është e drejtë. Mirë apo keq do të jesh katër vjet, mund të kesh lënë një tym të zi apo të bardhë. Kam kundërshtuar ashpër qëndrimin e ambasadorit turk. Ose ka një axhendë neo-otomanizmi ose është i paditur.

Tha po të mos ishim ne nuk do të ekzistonit si komb. Dhe ambasadorë të terë që shkojnë nëpër parti politike, është e ndaluar. Është një lloj dhune që i bën vendit kur je i kredituar. Ka tetë vjet që nuk flitet asgjë për keqbërje të diplomacisë shqiptare. Ka 32 ambasadorë jashtë mandatit dhe ka nga ata që janë 8 vjet, janë strukur atje i kanë dhënë një mandat me taksat tona dhe flenë rehat.”, u shpreh ish ambasadori.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!