Prej disa muajsh shkëputje për shkak të pandemisë, nxënësit kanë shkuar sot në shkollë.
Viti i ri akademik ka nisur në një situatë të pazakontë, ku nxënësit janë të detyruar të bëjnë mësim me turne.
Gazetari Maksi Rama ka bërë këtë paradite një vëzhgim në disa shkolla të kryeqytetit. Siç raporton gazetari për abcnews.al, nxënësit mundoheshin të ruanin distancimin social, si dhe të mbanin maska.
Nga ana tjetër, më të shkujdesur për mbajten e maskave dhe respektimin e masave të tjera mbrojtëse janë gjimanzistët.
Ndërsa situatë problematike kanë krijuar prindërit, të cilët janë dyndur në hyrje të shkollave, ndërsa nuk respektonin distancën.
Për mikrofonin e Abc News, prindërit kanë shprehur shqetësimin, pasi sipas tyre mungon organizimi. g.v/abcnews.al