Situata në SHBA, rifillon seanca e përbashkët për numërimin e votave elektorale

schedule09:35 - 7 Janar, 2021

schedule 09:35 - 7 Janar, 2021

Kongresi është mbledhur në një seancë të përbashkët për të vazhduar të numërojë votat elektorale pasi Senati dhe Dhoma Përfaqësuese refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat e Pensilvanisë për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Katër ligjvënës të caktuar si “tregues”, dy nga Dhoma dhe dy nga Senati  do të vazhdojnë të lexojnë certifikatat e votës nga secili shtet. Ka ende edhe 12 shtete, ndërsa votat lexohen në rend alfabetik, raporton CNN. 

Përkrahësit e Donald Trump sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një grua.

Dhuna solli edhe pezullimin e certifikimit mbi fitoren e zgjedhjeve të demokratit Joe Biden. Ndërsa më pas nisi sërish puna. /abcnews.al