Kongresi është mbledhur në një seancë të përbashkët për të vazhduar të numërojë votat elektorale pasi Senati dhe Dhoma Përfaqësuese refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat e Pensilvanisë për Presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Katër ligjvënës të caktuar si “tregues”, dy nga Dhoma dhe dy nga Senati do të vazhdojnë të lexojnë certifikatat e votës nga secili shtet. Ka ende edhe 12 shtete, ndërsa votat lexohen në rend alfabetik, raporton CNN.
Përkrahësit e Donald Trump sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një grua.
Dhuna solli edhe pezullimin e certifikimit mbi fitoren e zgjedhjeve të demokratit Joe Biden. Ndërsa më pas nisi sërish puna. /abcnews.al