Përkeqësohet situata nga dëbora. Reshjet janë shtuar në të gjithë vendin.
Në Lezhë, dëbora ka shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Ndërhyrje është kërkuar në zonën pranë spitalit, pasi është vështirësuar lëvizja e autoambulancave.
Problematike është edhe aksi rrugor Balldre-Lezhë-Milot. Edhe Elbasani është mbuluar nga bora. Duke shkaktuar probleme në zonë e tunelit.
Prrenjasi është bllokuar nga reshjet e shumta të borës. Në terren nuk ka asnjë borëpasturese.
Në Korçë, reshjet nisën që në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë e dëborës, zona e Moglicës, Vithkuqi, dhe Dardha kanë mbetur pa energji elektrike.
Në Dibër trashësia e dëborës në qytet arrin nga 10 cm, ndërsa në zonat e thella në 30 cm. Drejtori i policisë së Dibrës, Artur Selimaj, kërkoi kujdes nga drejtuesit e mjeteve.
Bllokime të herë pas hershme ka patuar edhe në Qafën e Ulzës. Firma kontraktore nuk ka ndërhyrë më kohë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. abcnews.al/