Situata në Rajon, deri në 400 ushtarë gjermanë priten t’i bashkohen KFOR-it

schedule18:55 - 2 Shkurt, 2024

schedule 18:55 - 2 Shkurt, 2024

Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se rreth 400 ushtarë gjermanë priten t’i bashkohen KFOR-it.

Në njoftimin për media thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. KFOR ka aktualisht rreth 4500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!