Situata në PD/ Tabaku: Ato që nuk janë bashkuar të shkojnë drejt një oferte opozitare, murit me kokë nuk i bihet

schedule20:42 - 29 Prill, 2024

schedule 20:42 - 29 Prill, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se tashmë që 90% e grupit parlamentar të kësaj force politike është bashkuar, ata duhet të ngrenë frymën te njerëzit në terren.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se edhe pjesët e PD-së që nuk janë bashkuar, duhet të shkojnë drejt një oferte opozitare, pasi sipas saj, murit me kokë nuk i bihet.

“Bardhi pati një informacion shtesë, një dosje shtesë për hetime të prokurorisë që gjykoi se ishin mbyllur dhe në këtë rast sigurisht që do i jepte një shans dhe një provë institucioneve. Sipas deklaratave të tij zyrtare ka bërë të njëjtën procedurë që ka bërë  me dosjen McGonigal të FBI, ka çuar informacione shtesë për t’iu bashkangjitur padisë ekzistuese që ekziston atje. Edhe në këtë rast i ka dhënë një shans institucionit, le ta lëmë institucionin të bëjë punën e qetë. Nuk e ka sulmuar deri më sot. Kryeministri po sulmonte SPAK pse kishte sulmuar portin e Sarandës. SPAK duhet të shkojë atje ku nuk ka guxuar kurrë. Për t’u kthyer te PD, tashmë që 90% e grupit parlamentar, është bashkuar është e nevojshme të ngrejmë frymën edhe në terren po mendoj që duhet patjetër që edhe ato që nuk janë bashkuar të shkojnë drejt një oferte opozitare, murit me kokë nuk i bihet.

Por copëzat e vogla, siç tregoi 2021, kemi rastin e partive opozitare në 2021, që me 100 mijë vota kanë marrë tre deputetë ndihmojnë thjesht atë që ndoshta mund të jetë i pari në zgjedhje apo merr me shumë vota në rrethe të caktuara për t’i shkuar vota të parit të listës. Këtu i referohem çdo kolegu të grupit parlamentar, që duhet të bashkohen në një ofertë opozitare. Të jap një shembull personal, e kam thënë disa herë edhe në mes të debatit më të ashpër të PD unë kam firmosur për gjykatë kushtetuese kur më ka ardhur një koleg edhe pse kemi menduar ndryshe një padi. Dhe kam thënë që ne na ndajnë shumë gjëra por duhet të na bashkojë opozitarizmi, nuk është momenti i askujt që të thotë nuk dua unë të jap një firmë për mandatin e Xhaçkës në kushtetuese, pse për çështjen e Butrintit. Unë betejën e kam më kundërshtarin, por edhe me kohë dhe qytetarin për të fituar ato që ka humbur PD në këto 3 vite”, theksoi ajo./abcnews.al