Për ish-ministrin Gazmend Oketa situata që po ndodh sot në Partinë Demokratike, duhet të kishte ndodhur të paktën në vitin 2017.
I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Oketa theksoi se për shumë arsye vetë Berisha duhet ta kishte mbyllur ciklin e tij politik. Megjithatë, ai thotë se më mirë që po ndodh kështu.
“Ëshë një situatë që ndoshta tashmë të gjithë bien dakord do të ishte qenë më mirë të ndodhte shumë vite më parë. së paku në 2017 nëse zoti Basha vërtet do të ishte për një parti të tillë ku prap se prap nuk duhet të ishte kryetrari i partisë ai që duhet të vendoste gishtin mbi të korruptuarit. Një ndarje mes Bashës dhe Berishës, që për shumë arsye duhet ta kishte mbyllur ciklin politik, duhet të kishte qenë në të mirë të PD, që kjo përplasje duhet të ishte bërë vite më parë.
Situata sot është anormale. Në njëfarë mënyre ndoshta më mirë që ndodhi kështu sesa po të mos kishte ndodhur shpallja ‘non grata’ e Berishë dhe të gjithë bënin gjoja se gjithçka shkonte normal.
E mira është që fakti që megjithë anët negative në impaktin që mund të japë kjo përplasje, me gjithë realitetin që ka përçarje në strukturat e partisë, tek e fundit është diçka që po ndodh dhe të gjithë jemi me dyshimet dhe pikëpyetjet tona se çfarë do të prodhojë në fund fare kjo lëvizje.
Në një situatë të tillë ndodhet e gjithë situata politike shqiptare. E njëjta situatë është dhe tek PS. Të paktën këtu ka filluar të ketë debat, por tek e fundit edhe vetë anëtarët e PD kanë një shans tjetër që të fillojnë të marrin përgjegjësi,” u shpreh ai.
Më tej, Oketa shtoi se kjo përplasje erdhi vetëm pasi Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi shumë nga ata që sot janë ngritur kundër Bashës në korrik mbushën sallë e Kongresit për ta mbështetur që të rizgjidhej kreytar.
“Këta që sot janë ngritur kundër Bashës në korrik mbushën sallën dhe e mbështetën. Në kampin tjetër te PS, situata është po alarmante. Në PD ka tym, atje jo. Edhe aty kemi një situatë ku pothuaj të gjithë përfaqësuesit janë.. mjafton të shikosh si trajtohet kryetari i bashkisë së Vlorës. Në situatën aktuale gjithë ky tension, dy ish kryetarët nuk iu shkon një etikë e tillë komunikimi. Asnjë prej tyre nuk mund ta mohojë faktin se deri para dy muajsh ishin bashkë. Nëse nuk ke arritur të njohësh një bashkëpunëtor tëndin për 16 vjet atëherë bëhesh pak i besueshëm që ti di të zgjedhësh bashkëpunëtorët e tjerë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al