TIRANË- Analisti politik Skënder Minxhozi ka komentuar situatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një krizë të thellë organizative dhe politike.
Sipas tij, PD nuk ka më nevojë vetëm për reflektim apo analiza të thelluara, por për një ndërhyrje të menjëhershme në funksionimin e brendshëm të partisë.
“PD ka nevojë ulëritëse që të ketë jo një reflektim dhe jo analizë, sepse mua këto më duket terma kaq të holluara me ujë. Jemi në fazën më akute dhe më të avancuar të partitokracisë. Kur partia ha veten, forumet dhe gjithçka merret në dorë nga kryetarët dhe tokë e djegur gjithçka. Në PD në konferenca shtypi del vetëm një person.”, tha ai.
Ai shtoi se strukturat e partisë janë paralizuar dhe se vendimmarrja është përqendruar në duart e kryetarit dhe nuk ka hapësirë për ide të reja.
“Hapësira për manovër dhe për idetë të reja duket shumë e ngushtë”, tha ai./abcnews.al

