Situata në kufirin Bjellorusi-Poloni, Merkel thirrje Putin-it që të veprojë për krizën e refugjatëve

schedule15:52 - 10 Nëntor, 2021

schedule 15:52 - 10 Nëntor, 2021

Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel i ka bërë thirrje liderit rus Vladimir Putin që të veprojë lidhur me krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Stephen Seibert ditën e sotme.

“Instrumentalizimi i emigrantëve nga regjimi bjellorus është çnjerëzor dhe i papranueshëm,” raportohet t’i ketë thënë Merkel presidentit rus gjatë një bisede telefonike.

Sipas Seibert-it, subjekti i bisedës ishte situata në kufirin Poloni-Bjellorusi, ndërsa shtoi se kancelarja i kërkoi Putinit që të përdorë influencën e tij mbi regjimin e Minsk-ut.

Ndërkohë, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, gjatë orëve të vona të natës dy grupe refugjatësh kaluan kufirin për në Bjellorusi dhe u futën në territorin e Polonisë. Me qindra persona vijojnë që të jenë të bllokuar në anën bjelloruse të kufirit të përballur me të ftohtin e hidhur të cilin mundohen ta zbusin duke ndezur zjarre.

Të ardhur nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika ata kërkojnë që të futen në territorin e BE-së. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!