“Situata në Kharkiv është dramatike”, ministrja e Jashtme Gjermane: Ukraina ka nevojë për armë me rrezë të gjatë

schedule11:36 - 17 Maj, 2024

schedule 11:36 - 17 Maj, 2024

Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë për të luftuar kundër forcave ruse që po përparojnë në rajonin e Kharkiv, ku situata në fushën e betejës është “shumë dramatike”, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock.

Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Këshillit të Europës në Strasburg, ajo tha se ishte e rëndësishme të ndërpriteshin rrugët ruse të furnizimit dhe t’i dorëzoheshin armë Ukrainës që mund të përdoren në distanca të mesme dhe të gjata.

Ajo theksoi se Berlini po bashkëpunon me partnerët e tij për këtë çështje dhe se situata në front është “jashtëzakonisht e vështirë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!