Meta bëri fajtore qeverinë për situatën në Kakavijë, Rama: Parodi tipike alla Baba Xhike

schedule14:27 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:27 - 17 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit bëri fajtore qeverinë për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë përgjatë javës së shkuar.

Rama i cilëson akuzat e Metës një “sebep” për të shfrytëzuar postin e presidentit për qëllime politike.

Ai ironizon argumentet e tij për fajësimin, duke i konsideruar “parodi tipike alla Baba Xhike”.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike!

Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkruan Rama.

Meta tha se qeveria duhet të kishte reaguar në kohë për të informuar qytetarët dhe jo të drejtonte gishtin në anën tjetër të kufirit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!