Situata në Izrael, Pompeo thirrje që më shumë shtete arabe të bëjnë paqe

schedule19:57 - 24 Gusht, 2020

schedule 19:57 - 24 Gusht, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se shpreson se do të shohë edhe shtete tjera arabe duke ndjekur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Sipas tij një gjë e tillë jo vetëm që do ta rriste stabilitetin në Lindjen e Mesme, por edhe do të përmirësonte jetën e njerëzve.

Pasi takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Izrael, Pompeo ka shtuar se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Izraeli të ruajë avantazhin ushtarak, duke nisur kështu vizitën pesëditore që do të përfshijë edhe vizita në Sudan, Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje historike në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo njëherësh ka qenë vetëm marrëveshja e tretë e nënshkruar ndonjëherë në mes të Izraelit dhe një shteti arab.

Prindi i Abu Dabit, Mohammed Al Nahyan dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Sipas marrëveshjes, këto dy shtete janë pajtuar për lidhje të plotë diplomatike – këmbim të ambasadorëve, nisje të fluturimeve direke dhe hapje të ekonomisë.

Izraeli po ashtu ka thënë se do të pezullojë planin për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor të pushtuar, veprim që shumë besojnë se ka mbytur mundësitë për arritje të paqes me palestinezët.

Kjo pasi, palestinezët kanë akuzuar zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe për tradhti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!