Sergio Porrini, ish-lojtari i Juventusit, është pjesë e stafit teknik të kombëtares shqiptare. Ai është krahu i djathtë i trajnerit Edoardo Reja dhe sot ka folur mbi situatën në Itali, në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport.
“Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duke një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet e tyre”.
“Flas me trajnerin Reja dhe me lojtarët. Sigurisht duam të grime gjendjen e lojtarëve. Ata kanë marrë direktiva nga klubet që të stërviten. Po punojnë për të mbajtur gjendjen fizike, që të jenë gati për nisjen e aktivitetit. Për ne është pak e vështirë të organizohemi. Kur nuk ka kampionate, nuk është se kemi çfarë të bëjmë. Normalisht kemi bërë një program për kohën që do të rikthehemi”.
LEXO EDHE: Porrini: Projekt super, Shqipëria po rritet në… mbrojtje. Modeli ynë? Irlanda
“Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale”, u shpreh Porrini, i cili më pas u ngacmua edhe në lidhje me deklaratën e Christian Panucci, i cili tha disa ditë më parë se e kishte krijuar ai grupin aktual të kombëtares.
“Po punojmë për të konsoliduar skuadrën. Kemi afruar lojtarë si Selahi dhe Kamberi, apo edhe emra si Bare e Kumbulla”, tha mes të tjerash zëvendëstrajneri i kombëtares”. Sa i takon kampionatit italian, kur do të kthehet, Porrini përsërit ato që thonë mediat në vendin fqinj, që thonë se me 4-5 maj pritet që ekipet të nisin stërvitjet. /abcnews.al