Situata në Gaza/ OKB: Të ndërhyjmë për të shmangur luftën

schedule18:58 - 15 Maj, 2018

schedule 18:58 - 15 Maj, 2018

Këshilli i Sigurimit të OKB-së është mbledhur të martën për të diskutuar mbi situatën në Gaza, pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem. Koordinatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Nikolay Mladenov ka deklaruar se Izraeli duhet të llogarisë përdorimin e forcës dhe të mbrojë kufijtë e tij në mënyrë të kontrolluar. Ndërsa lëvizja islamike e Hamasit, ka vijuar ai, nuk duhet të përdorë bomba apo të kryejë veprime provokuese në protestat e saj. Më tej, Mladenov ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të parandaluar luftën, pasi situata është shumë e dëshpëruar. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit, të hartuar nga Kuvajti, që kërkonte një hetim të pavarur të OKB-së për të përcaktuar përgjegjësitë e akteve të dhunës të verifikuara një ditë më parë në Gaza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!