Situata në Elbasan: Argjinatura në Broshkë e dëmtuar, pushimi i reshjeve “qetëson” Shkumbinin

schedule12:24 - 12 Janar, 2021

schedule 12:24 - 12 Janar, 2021

Me pushimin e reshjeve të shiut, janë ulur edhe prurjet e lumit Shkumbin. Siç raportoi edhe gazetari Aldo Kozarja, në ditët e mëparshme për shkak të motit të keq, u ça edhe argjinatura për të paktën 22 metra në vijë të drejtë në fshatin Broshkë.

Ndërsa situata duket më e qetë, autoritetet përkatëse vijojnë të mbajnë të dhënat për dëmet që kanë shkaktuar reshjet. Nga ana tjetër, edhe ura në të cilën ndodhet diga e fshatit Pajovë është në gjendje të rënduar.

Banorët janë të friksuar se ajo mund të shembet nga momenti në moment, ndërsa shtojnë se rrezikohen banesat e tyre. Kjo urë, sipas Kozares, po degradon për shkak të mungesës së investimeve por edhe prej automjeteve me tonazh të rëndë që kalojnë aty. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!