Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 15 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur ë 678. Siç njofton Dr. Eugena Tomini nga ISHP, aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19.
Lexo edhe: Lajm i mirë, shërohet shumica e të infektuarve, 9 pacientë të tjerë fitojnë “luftën”
Sa i përket atyre që janë të shtruar në spitale, njoftohet se tek Infektivi aktualisht janë 30 të shtruar, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon.
Lexo edhe: Shkon në 678 numri i të prekurve nga koronavirusi, rritet numri i të shëruarve
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë. /abcnews.al/