Pasditja solli ulje të ndjeshme të intensitetit të reshjeve të shiut në Dibër. Në lartësi mbi 750 metra mbi nivelin e detit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke bërë që pemët, shtyllat e tensionit dhe përcjellsat elektrikë të vishen me një shtresë të trashë akulli.
Si pasojë e ngarkesës së akullit janë thyer pemë dhe degë pemësh përgjatë rrugës nacionale. Degët e pemëve kanë rënë edhe mbi përcjellsat elektrikë duke i këputur ato. Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.
Nga mesdita e sotme janë pa energji elektrike Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë që është prej pesë ditësh. Në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditë e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës./ Abcnews.al