Moska ka kërkuar që të mbahet një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë ditës së sotme për të diskutuar situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, duke cituar zëvendësambasadorin në OKB Dmitry Polyanskiy, shkruan The Guardian.
Centrali bërthamor, më i madhi në Europë, është marrë nën kontroll nga trupat ruse dhe është goditur nga bombardimet e vazhdueshme gjatë javëve të fundit, duke rritur frikën për një fatkeqësi bërthamore.
Është e paqartë nëse do të mbahet takimi.
/abcnews.al