Situata në centralin bërthamor Zaporizhia, Macron pritet të bisedojë me Zelensky-n

schedule13:26 - 16 Gusht, 2022

schedule 13:26 - 16 Gusht, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhia, i cili është nën kontrollin e forcave ruse.

Centrali më i madh në Europë, ra nën kontrollin e trupave ruse në fillim të marsit. Që nga fundi i korrikut, janë raportuar disa sulme artilerie në central për të cilat palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën, duke ngritur shqetësimin se mund të shkaktohet një fatkeqësi bërthamore.

Çështja u diskutua javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Një “katastrofë” në termocentral do të kërcënonte të gjithë Europën, paralajmëroi Zelensky të hënën, duke akuzuar ushtrinë ruse për “bombardimin e qyteteve dhe komuniteteve të afërta” nga centrali bërthamor.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!