Situata në centralin bërthamor, dy inspektorë të IAEA do të qëndrojnë në Zaporizhzhia

schedule11:26 - 2 Shtator, 2022

schedule 11:26 - 2 Shtator, 2022

Dy inspektorë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në baza të përhershme, për të monitoruar situatën, sipas BBC.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori rus Mikhail Ulyanov në institucionet ndërkombëtare në Vjenë.

Lexo edhe: Vizita në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, Zelensky i bën thirrje IAEA që të marrë veprime të menjëhershme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mirëpritur Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi gjatë një takimi në Kiev, duke i bërë gjithashtu thirrje për veprim të menjehershëm.

Zelensky e cilësoi diçka pozitive vizitën e ekspertëve të OKB-së në centralin bërthamor por tha se nuk kemi dëgjuar ende thirrjet e duhura nga IAEA. Duke iu referuar një takimi që kishte pasur më parë me shefin e agjencisë Rafael Grossi në Kiev, udhëheqësi ukrainas tha se dyshja ranë dakord për nevojën e “çmilitarizimit dhe kontrollit e plotë nga specialistët bërthamorë ukrainas” të Zaporizhzhia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!