Situata meteorologjike në vend, moti do të jetë i paqëndrueshëm

schedule18:45 - 20 Janar, 2019

schedule 18:45 - 20 Janar, 2019

Situata meteorologjike në vendin tonë gjatë orëve në vijim do të vijojë të jetë e paqendrueshme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme. Sipas Meteoalb kthjellime dhe vranësira të dendura do të jenë dominante, kryesisht në ekstremet Veri-Jug duke gjeneruar edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë luhajtje kryesisht në mëngjes dhe mesditë, me vlerat e tyre ekstremale ditore nga -6 Gradë ato minimale deri në 13 gradë C ato maksimale.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare në tokë, ndërsa në det më e fortë me shpejtësi deri në 40km/orë, duke krijuar dallgëzim 3 apo 4 ballë.

Të hënën moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  maksimale deri  në 7- 15 m/sek në bregdet. Temperaturat do të pësojnë një rënie në mëngjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!