Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, flakë në 5 vatra/ Ministria e Mbrojtjes: 27 zjarre janë shuar, 2 në monitorim

schedule11:04 - 17 Gusht, 2025

schedule 11:04 - 17 Gusht, 2025

Zjarret në vend janë vendosur nën kontroll por pavarësisht reshjeve dhe uljes së temperaturave 5 vatra mbeten ende active.Ministria e Mbrojtjes  raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar dhe dhe 2 mbeten në monitorim

Një riaktivizim të  zjarrit ka pasur në fshatrat e Gramshit.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe  Ermenj,  ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më herët .Aktive ,mbetet një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim. riaktivizim të flakëve pati  dhe në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri  edhe në fshatin Pezë Helmës, i cili ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll  u kryen ndërhyrje nga ajri me një  helikopter të  Emirateve të Bashkuara Arabe  ndërsa raportohet se tashmë ka rënë intesiteti i flakëve.

Zjarri  me intesitet raportohet edhe në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni.

Sipas ministrisë së mbrojtjes është arritur që të shuhen vatrat e zjarrit në Val të Bulqizë,   në fshatin  Xeth  në Fushë Arrëz,Durishtë të Petrelës, Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël  në Dajt, Zall Bastar, Vilë-Ballaj  në (Rrogozhinë) dhe  Kalanjas të skraparit. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!