Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerohet vatra në Drenovë/ Prej një jave zjarrfikësit nuk mund të vënë nën kontroll flakët

schedule09:41 - 19 Korrik, 2025

schedule 09:41 - 19 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat katër janë ene aktive.

Flakët nuk janë vënë ende nën kontroll në fshatin Drenovë të Mallakastrës, që kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll me pisha. Vatrat aktive që u riaktivizuan në 14 korrik janë midis kufirit ndarës të fshatit Drenovë, Belishovë e Gorishovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit, për shkak të erës. Në terren janë duke punuar forcat operacionale.



Ndërkohë, është riaktivizuar sërish zjarri në fshatin Borsh të Himarës. Ekipet e shërbimit zjarrfikës kanë operuar gjatë natës me pompa shpine për të mbajtur nën monitorim vatrat, por mëngjesin e kësaj të shtune flakët janë përhapur sërish, në një sipërfaqe me shkurre pranë banesave, e cila vështirëson ndërhyrjen me trupa. Për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe për shuarjen fl;akëve po punon një helicopter i Forcave të Armatosura. Zjarri ka djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe me shkurre, mbi kodrat e fshatit turistik.

Në qarkun e Dibrës, vijojnë të jenë aktive vatrat në zonën e quajtur  “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës.  Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 23 forca operacionale dhe 30 trupa nga FA. Po ashtu, flakët nuk janë shuar ende në zonën e Malit të Peladhisë në Bulqizë. Kjo vatër po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

Si pasojë e zjarreve në të gjithë vendin janë djegur rreth 52 hektarë me shkurre dhe bimësi.

Këtë të shtunë rreziku më i lartë për zjarre paraqitet në qarqet “Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë një vatër zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!