Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, 7 vatra/ Ministria e Mbrojtjes: Problem flakët në Finiq, i ndihmon era

schedule09:23 - 9 Gusht, 2025

schedule 09:23 - 9 Gusht, 2025

Temperatuarat e larta kanë ndikuar në  situatën e zjarreve në shumë zona të vendit.  Sipas ministrisë së  Mbrojtjes shtate prej   18 vatrave të raportuara orët e fundit  ende  nuk janë  fikur.

Era ka përhapur flakët në fshatin Navaricë të Finiqit   dhe  per izolimin e tyre në mbështetje të forcave në terren  ka shkura dhe një helicopter I Forcave Ajrore.

Ndërsa në fshatin Lofkënd të Mallkastrës  pas ndërhyrjes nga ajri zjarri është izoluar në pjesën me të madhe të tij. Aktive mbetet vatra në jug dhe veriperëndim të zonës. Për të shuar flakët po punojnë 25 efektive të Forcave të Armatosura.



Ndërkohë një pyll me pisha, lisa, shkurrre dhe bimësi të dendur  në fshatin Malaj Epërm në Rrëshen  është përfshirë nga flakët. Terreni I vështirë  nuk mundëson  ndërhyrjen nga toka.  Zjarrfiksit po punojne  për të krijuar breza ndarës, me qëllim mos përhapjen  e flakëve.

Flakët  e shuara një ditë më parë janë riaktivizuar  në  fshatin Plan I Bardh të Klosit, por nuk përbëjnë rrezik  për përhapje ne zone te banuar.

Në monitorim po mbahet dhe zjarri në fshatin Lleshaj të Gramshit. Ndersa  vatra në malin e Bërzhitës është vënë në kontroll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!