Nga 16 vatra zjarri të raportuar në vend në 24 orët e fundit 4 vijojnë të jenë aktive.
Në vengrumbullimin e mbetjeve në Elbasan pavarësisht hedhjes së inerteve dhe kapsulimit të mbetjeve zjarri ende nuk është shuar plotësisht. Forcat operacionale po vijojnë punën.
Mes fshatit Grazhdan në Livadhja dhe fshatit Malçan në Finiq situata është më e qetë dhe intensiteti I zjarrit ka rënë. Flakët po monitorohen nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të shërbimit pyjor në fshatin Malçan.
Ndërsa në fshatin Bulticë në Vaqarr terreni I vëshitrë bën të pamundur kalimin e mjeteve. Për të shuar flakët do të ndërhyrhet nga ajri me helikopterin Cuogar.
Terreni I thyer iu vëshitrëson punnë forcave operacionale dhe në pyllin me pisha mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has. Megjithë erën që përhap flakët puna për kontrollin e tyre po vijon.
Ndërokohë në zonat e tjera si në Vorë, Durrës, Fier, Kuçovës, Poliçan, Vaun e Dejës, Mat dhe Mirditë Ministria e Mbrojtjes thotë se zjarret janë shuar.
Flakët kishin rënë kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Në dy raste pati dëme materiale.
Në fshatin Seman i Ri në Fier një banesë u përfshi nga flakët. I zoti I shtëpisë u dërgua në spital ndërsa shtepia pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.
Në fshatin Fushë Prezë në Vorë një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Instituti I Gjeoshkencave thotë se rreziku për zjarre mbetet I lartë thuajse në të gjithë qarqet ndërsa Ministria e Mbrojtjes I bën thirrje qytetarëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre.
/ abcnews.al



