Ndërsa bëri një pasqyrim të situatës së përmbytjeve në vend, ministri i mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se mbi 500 forca të FA vijojnë të jenë në terren.
Vengu tha se në këtë emergjencë u operua kryesisht në tre aspekte me fokus prioritar jetët e njerëzve
“FA u angazhuan që ditën e hënë, 502 forca gjenden edhe tani në terren mjete fadroma 22 motopompa, ambulance, zjarrfikëse.
FA vijojnë të jenë të angazhuara për tre aspekte, përparësia e jetës, mbështetje në mbrojtjen e infrastrukturave kulluese dhe rehabilitimi i disa akseve nga veriu në jug, për të mundësuar qoftë rehabilitim urash, apo aksesh rurale. Një pjesë e banorëve të evakuar gjenden në struktura shtetërore një pjesë në struktura hoteliere si në Durrës dhe Vlorë.
Parashikimet për orët në vijim, duhet një angazhim logjistik masiv për evakuimin e dherave dhe inerteve para se të ngurtësohen. Elementë më të theksuar, procesi I konpensimeve është në zbatim e sipër, do të vijojmë më pas me organizimin e një pakete me ministrinë e financave. Era e fortë nënkupton kujdes të shtuar, banorët të qëndrojnë në banesa dhe të mos ketë përdorim të automjeteve në këto ditë të vështira.” u shpreh ai/abcnews.al


