Vijojnë të mbeten aktive disa vatra zjarri në qarkun e Lezhës.
ABC News mëson se situata paraqitet normale në qytetin e Shëngjinit dhe në fshatin Mal, por po punohet për të shuar çdo pjesë me trungje që digjen pasi qëndron mundësia e riaktivizimit.
Vatër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit, midis fshatit Zojs dhe Gjadër njësia administrative Dajç, Lezhë, konkretisht mbi pjesën perëndimore, të ish bazës Ajrore, Gjadër, duke ju afruar kufirit të kësaj baze, si dhe duke kaluar në anën tjetër të malit, nga krahu I fshatit Balldren, njësia Balldren, rrëzë rrugës Balldren –Torovicë. Në këtë vatër zjarri është punuar për prerjen e zjarrit, për të mos ju afruar banesave.
Njësia Administrative Dajç po punon me 4 persona, 6 vullnetarë, si dhe 13 efektiv të FA.
Vatër tjetër aktive është në fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Që në orët e para të mëngjes të kësaj të enjteje është punuar me rreth 30 forca dhe banore te zonës. Dhe pse rruga është tepër e vështirë dhe relievi malor, forcat u pozicionuan tek kisha Sh’na Prenës, monument kulture, si dhe disa staneve te banoreve aty. Vendndodhja me vatrën më të afërt të zjarrit, në vijë ajrore ishte rreth 3 km dhe nuk ka asnjë alternative për të shkuar afër zjarrit me mjete. Sipërfaqja e përshkuar është kryesisht bimësi e ulet, shqope, dëllinje. Ndërhyrja me mjete zjarrfikse, absolutisht e pamundur.
Është shfaqur edhe një vatër mbrëmë në orët e vona në vendin e quajtur “Qafa Komit”, Nj.A Fan, bashkia Mirditë në kufi të Nj.A Arrën bashkia Kukës. Në këtë vatër zjarri që në ora 6 e mëngjesit sot nga ana e bashkisë Mirditë janë nisur 5 forca të MSZH, 5 shërbimi pyjor
Po ashtu një vatër zjarri është shfaqur në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolsh, njësia Kolsh, bashkia Lezhë, por që është fikur.
/abcnews.al