Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka zhvilluar një telefonate me homologun grek Miltiadis Varvitsiotis, lidhur me radhët kilometrike të shqiptarëve që presin në Kakavijë për të kaluar në tokën helene para datës 17 gusht, kur nis edhe karantimi i detyruar 7-ditor.
Cakaj shprehet se u diskutua për bashkëpunim mes palëve për të lehtësuar kalimin në këtë pikë kufitare.
“Diskutuam për nevojën për të thelluar bashkëpunimin për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavije.
Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne vazhdimisht jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufirin Shqipëri-Greqi”, shkruan Cakaj.
Had a ?call w/?? Alternate FM @MVarvitsiotis. Discussed on the need to deepen coop. to facilitate border crossing in Kakavije. While respecting all measures & strengthening groups working in border, we are constantly following the situation to ease burden in the border btw ??&??
— Gent Cakaj (@CakajGent) August 14, 2020
Në një reagim të fundit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se pala greke ka shtuar edhe numri e testimeve për orë, nga 200 në 330./abcnews.al