Eros Grezda ka pësuar një rënie të pabesueshme. Sulmuesi kuqezi ishte në formë të shkëlqyer me skuadrën e Osijekut në Kroaci, duke shënuar rregullisht dhe duke qenë shumë herë në formacionin më të mirë. Forma e tij i siguroi një kalim te Rangers, me tekniku Steven Gerrard që i besoi dhe pagoi plot 2.5 milionë paundë për të.
Por që nga transferimi i tij në “Ibrox”, shqiptari nuk ka arritur të shkëlqejë. Pas shumë ulje-ngritjesh sezonin e shkuar, ky sezon është i ri është totalisht për t’u harruar. Gerrard nuk e ka grumbulluar në asnjë ndeshje, madje e ka detyruar të luajë për ekipin e rezervave.
Në takimin e fundit, Grezda humbi dhe një penallti. Menjëherë pas këtij gabimi, shumë tifozë të Rangers shfrytëzuan “Tëitterin” për të masakruar futbollistin kuqezi, me ironi dhe sulme direkte ndaj tij.
“Dërgojeni te U-14!”, “Sigurisht që e humbi!”, “Ai nuk ka më asnjë shpresë!”, “Vë bast se e ka humbur me qëllim”, këto ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve të Rangers, që kanë shprehur qartë pakënaqësinë e tyre kundrejt Grezdës./abcnews.al