“Situata është e tmerrshme”, ambasadorja e Izraelit flet në ABC News: Prindërit nuk e dinë se ku i kanë fëmijët

schedule18:12 - 10 Tetor, 2023

schedule 18:12 - 10 Tetor, 2023

TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka komentuar përplasjet e armatosura ën Rripin e Gazës mes grupit të Hamasit dhe Izraelit. Ajo tha se po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet atje ndërsa shtoi se zemra e saj është me bashkëqytetarët e saj, të cilët po përjetojnë tmerr, pas sulmit të së shtunës nga Hamasi.

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, diplomatja e Izraelit tha se po i ndjek me dhimbje të dhënat për numrin e viktimave dhe të plagosurve, që vijnë nga terreni pranë Rripit të Gazës.

“Unë jam e ulur këtu në Shqipëri dhe shoh mediat izraelite në këto tre ditët e fundit. Në fillim pashë ngjarjet deh tani po shoh dëshmitë e njerëzve, çfarë ata kanë kaluar, po shoh numrat që po rriten shifrat e të vrarëve, e të plagosurve. Zemra ime është me ta, po ashtu dhe me miqtë e mi që jetojnë afër Gazës. Natën e kaluar po shihja televizor dhe pashë se djali i një mikut tim kishte humbur jetën është shumë vështirë të rri e ulur këtu dhe të shoh popullin izraelit atje, por të paktën këtu mund të jap ndihmën time, rri ulur këtu me lot në sy dhe e shoh e çfarë po ndodh atje”, tha ajo.

Ajo shtoi se numri i viktimave mund të rritet pasi tensionet dhe përplasjet vazhdojnë. Ambasadorja shtoi se është shumë shqetësues fakti pasi prindërit shkojnë nëpër spitale duke kërkuar fëmijët e tyre të humbur.

“Sikundër thashë, që ne tani po flasim për rreth 900 të vdekur dhe kjo nuk është as shifra përfundimtare pasi vazhdojnë të gjënë trupa të tjerë. Në spital shifrat janë shumë të larta. Janë 500 qytetarët që janë në gjende kritike. Qytetarët janë thirrur të dhurojnë gjak. Një gjë tjetër që sheh në spitale janë prindërit që vijnë dhe kërkojnë fëmijët e tyre adoleshentë, shumë prej tyre rezultojnë ende të humbur . Prindërit nuk dinë nëse fëmijët e tyre janë marrë peng apo janë vrarë. Imagjinoni, që prindërit shpresojnë që fëmijët e tyre të jenë marrë peng, pasi alternativa tjetër është shumë e tmerrshme”, tha ajo./ n.m.abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!