“Situata paraqitet e rëndë”/ Meçollari: Rrëzimi i raketave të Iranit është i suksesshëm. Përballja ajrore, e fituar nga Izraeli

schedule20:16 - 2 Tetor, 2024

schedule 20:16 - 2 Tetor, 2024

Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se Izraeli e ka të fituar luftën ajrore me Iranin. Në një lidhje live për “Real Story”, duke komentuar sulmin me raketa balistike të Iranit, tha se Izraeli ka treguar se ka një mbrojtje ajrore të fuqishme, gjë që rezultoi në rrëzimin e pjesës më të madhe të raketave.

Megjithatë, ai thotë se situata mes dy vendeve është e rëndë dhe nuk kemi të bëjmë më thjesht me një lojë si “macja me miun”.

“Aktualisht situata është e rëndë midis Izraelit dhe Iranit. Sulmi i parë i Iranit ishte një lojë macja me miun për të testuar kapacitetet por tani jemi në një situatë tjetër. Sulmi ishte i paprecedentë. Nuk kishte ndodhur kohë më përpara, ndodhi pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, që domethënë se nga pikëpamja ushtarake veprimi i Iranit nuk do të ngelet më si një lojë me Izraelin, do të kërkojë përgjigje. Pyetja shtohet se kush i ka kapacitetet në këtë lojë? Problemi është edhe te kapaciteti për të arritur në objektiv. Izraeli ka sistemin më të mirë mbrojtës kundër ajror në botë. Janë disa sisteme që lidhen me njëri-tjetrin.

Sistem kompleks, që duket i thjeshtë por është i komplikuar se si funksionon. Shumë raketa ranë edhe në fushë të pabanuara, këto që ranë janë lejuar qëllimisht të bien se përllogaritja që bëhet është e tillë se nëse bien në një zonë të pabanuar ata nuk e godasin. Pra krijojnë mundësi që të godasin më të rrezikshmet. Në këtë përllogaritje, mund të ndodhë që disa nuk arrijnë të përpunohen nga sistemi dhe të bien pa qëllim dhe disa mund të bien me qëllim. Të lëshosh 181 raketa balistike është sukses i jashtëzakonshëm, goditja e objektivave mund të ndodhë por njerëz…Në gjykimin tim sot, përballja Iran-Izrael nga pikëpamja e luftës ajrore është e fituar nga Izraeli. Izraeli ka treguar se është në gjendje të mbrohet nga sistemi ajror dhe të godasë objektivat në Iran.”, u shpreh Meçollari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!